Ekzekutimi i punonjësit të policisë së Fierit, besohet se është kryer për motive gjakmarje pasi disa vite më parë babai i tij, ka kryer një vrasje në zonën e Hasit.
Punonjësi i policisë Nevruz Cenalia është me origjinë nga Hasi, dhe familja e tij është shpëngulur në Fier,me qëllim shmangien e zinxhirit të hasmërisë.
Babai i Nevruzit para disa vitesh ka vrare dikë në Has, i quajtur Sali Harhulla.
Forcat RENEA kanë rrethuar zonën pasi dyshohet se autori vetëm 23 vjeçar nuk ka mundur të largohet më tej. Autori është identifikuar si Asllan (Azgan) Mernica. Dyshohet se vrasja ka si pistë hetimi një krim që babai i policit 28 vjeçar ka kryer vite më parë dhe dyshohet se kemi të bëjmë me një hakmarrje.
Asllan Cenalia, babai i viktimes, ka qënë polic në Has dhe më pas është zhvendosur në Fier, pra Asllani ka vrarë Sali Harhulla disa vite më parë.
Informacionet janë se automjeti i autorit është gjetur i djegur.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë aktualisht po shkon drejt vendgjarjes dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.