Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk kujdeset për interesat e qytetarëve dhe ka shfrytëzuar përplasjen dhe përçarjen tonë për ta varfëruar akoma dhe më shumë Shqipërinë.
Gjatë takimit me demokratët e Durrësit, Salianji komentoi takimin e Ramës në Athinë, ku sipas tij çoi që të gjithë shkaktarët e përzënies së qytetarëve shqiptarë.
‘Janë ata njerëz që me kontributin e tyre të drejtëpërdrejtë në korrupsion në vjedhje me ngritjen në piedestal të injorancës në admininstratën publike, në prishjen e konkurrencës, në padrejtësitë që bëjnë një çdo cep të kësaj republike kanë bërë të mundur që sipas Eurostat 700 mijë shqiptarë të largohen nga Shqipëria. Dhe në ata 700 mijë shqiptarë që kanë ikur në vitet e fundit, e patë se si Edi Rama u detyrua të merrte bashkiakët nga Shqipëria, drejtorët nga Shqipëria, administratën nga Shqipëria e cila në mënyrën emblematike u përmblodh nga drejtori i Teatrit të Fierit’, u shpreh Salianji.
Salianji: Kemi qeveri, një kryeministër, kemi qeveritarë që nuk kujdesen për interesat e qytetarëve. Kemi një qeveri e cila ka shfrytëzuar përplasjen dhe përçarjen tonë për ta varfëruar akoma dhe më shumë Shqipërinë. Për ta zhvendosur fokusin nga përmirësimi i cilësisë së jetës së qyetetarëve dhe për ta kthyer se çfarë po ndodh në PD.
E patë sot të gjithë se si në një aktivitet në Athinë, Edi Rama çoi që të gjithë shkaktarët e përzënies së qytetarëve shqiptarë, i kishte me vete. Për çfarë shkuan atje të gjithë kryetarët e bashkive? Për çfarë shkuan në Athinë të gjithë drejtuesit e administratës publike? Për çfarë shkuan atje të gjithë banditët të cilët i shërbejnë Edi Ramës si këtu si atje? Për ti treguar qytetarëve që janë larguar nga kjo qeverisje se këta janë fytyra e vërtetë që kanë përzënë familjarët tuaj, nipërit dhe mbesat apo fëmijët.
Janë ata njerëz që me kontributin e tyre të drejtëpërdrejtë në korrupsion në vjedhje me ngritjen në piedestal të injorancës në admininstratën publike, në prishjen e konkurrencës, në padrejtësitë që bëjnë një çdo cep të kësaj republike kanë bërë të mundur që sipas Eurostat 700 mijë shqiptarë të largohen nga Shqipëria. Dhe në ata 700 mijë shqiptarë që kanë ikur në vitet e fundit, e patë se si Edi Rama u detyrua të merrte bashkiakët nga Shqipëria, drejtorët nga Shqipëria, administratën nga Shqipëria e cila në mënyrën emblematike u përmblodh nga drejtori i Teatrit të Fierit.