Erzeni në sezonin e ri do luajë në Kategorinë e Parë, kjo pas dy vitesh në elitën e futbollit shqiptar. Në Shijak pritet një “eksod” futbollistësh, me shumicën e titullarëve dhe emrave më të rëndësishëm që kishin kontratë vetëm për një sezon dhe fundi i majit i nxjerr të lirë.
Mbrojtësi Nehar Sadiki konfirmoi se është largimi i parë, teksa pas tij do vijnë edhe Amir Kahrimanovic, Florjan Kadriu, Agim Zeka, Ardit Peposhi, Sodiq Atanda, Bekim Maliqi etj.
Duket se njëjtë si një sezon më parë, edhe pse në Superligë, te Erzeni do nisin nga e para për ndërtimin e një ekipi që do garojë dhe do ringjitet në elitë me shpresën se gjatë kësaj kohe do ketë edhe një stadium në Shijak, për mos “shtegtuar” më në ndeshjet si vendas.