Lideri i opozitës, Sali Berisha ka paralajmëruar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, se në protestën e radhës, ditën e martë do firmoset fundit i tij.
Berisha është ndalur edhe te sulmi që i bëri Edi Rama medias italiane Rai3 pas publikimit të reportazhit i cili nxinte qeverinë socialiste dhe mbrojtjes së kryeministrit duke u shprehur se po goditej Shqipëria.
Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha:
Një përshëndetje të përzemërt ju, oratorëve tuaj në platformën e të vërtetës.
Por një përshëndetje të përzemërt atyre qindra e qindra qytetarëve që ngritën sot peshë zemrat e mbarë qytetarëve të Tiranës.
Përshëndetje atyre djemve, vajzave, burrave dhe grave, të rinjtë, të moshuarve, intelektualëve, punonjësve, punëtorëve që sot çanë rrethimin dhe i treguan Erion Veliajt se je në rrethim dhe nuk shpëton kurrë.
Beteja tek bashkia ishte zgalemi i fitores tonë.
Beteja e sotme i tregoi kryehajdutit të shpifur se për të në atë bashki nuk ka vend.
I tregoi atij shpifaraku, hajdut i shpërfytyruar se gjyqi do i bëhet në sheshin Skënderbej.
I tregoi atij se nuk ka Duman dhe Zaman në botë që mund ta shpëtojë nga verdikti i popullit, verdikti i qytetarëve.
Ndaj dhe unë shpreh mirënjohjen për të gjithë ata që morën pjesë, për të gjithë ata që çanë rrethimin, për të gjithë ata që me fjalët e tyre ndezën zemrat e protestuesve, të qëndrestarëve, në betejën e sigurt drejt fitores të forcave opozitare.
Miqtë e mi, beteja për bashkinë është beteja për zemrën dhe mendjen e kombit, dhe trurin e kombit që është kryeqyteti.
Të gjitha regjimet kanë rënë kur ka rënë bashkia dhe kryeqyteti i tyre.
Bashkia e Tiranës është në prag të rënies.
Erion Veliaj është i pashpresë. Do marrë me vete Edi Ramën dhe të gjithë bandën e hajdutëve të tjerë.