Kukësi i ka dhënë lamtumirën Kategorisë Superiore pas 12 vitesh, teksa tashmë është edhe matematikisht i rënë në Kategorinë e Parë në sezonin e ardhshëm.
Pas problemeve të shumta ekonomike, që pësoi këtë sezon sportiv, Klubi i Futbollit “F.C Kukësi” matematikisht ka rënë zyrtarisht nga kategoria superiore, duke bërë që ish-kampionët e Kupës së Shqipërisë dhe ish-Kampinët e Kampionatit Shqiptar të laujnë në një kategori tjetër.
Ish-presidenti i ekipit, Safet Gjici, aktualisht ndodhet në burg pasi është duke vuajtur dënimin e dhënë nga gjykata e posaçme, për skandalin seksual me Alma Kaçin.
Alma Kaçi, përfshiu dhe veten e saj në këtë skandal, për të cilin u shpall fajtore dhe u dënua me 1 vit burgim për akuzën e “Prostitucionit”.
Me sa duket problemet e lindura në bashkinë e Kukësit, dhe burgosjen e Safet Gjicit, sollën dhe krijimin e gropave ekonomike edhe për F.C Kukësin, i cili tashmë është ulur në kategorinë e parë.