Qyteti i Foier eshte trndotur mesditen e sotme, ku nje efektiv i policis ka mbetur i vrare.
Ndërkaq mësohet se polici që ka humbur jetën në Fier nuk ka qenë në detyrë, autorët janë larguar me një makinë ngjyrë blu.
Polici mësohet se është nga Tropoja.
Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi Asllan Mernica, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Novruz Cenalia., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.
Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.
Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarje.