Sekretari organizativ i PD Klevis Balliu ka bërë thirrje për pjesëmarrje në mitingun kundër Veliajt që do të zhvillohet ditën e nesërme pranë bashkisë së Tiranës në orën 11.00.
Ai ka postuar një mesazh në faqen e tij në facebook ku tregon për gjendjen e plehrave në zonën e Astirit në Tiranë duke postuar edhe video nga vendi ku plehrat janë grumbull në mes të qytetit.
Postimi:
Kryehajduti i Tiranës Erion Veliaj vjedh çdo qindarkë të qytetarëve/ Nesër në orën 11.00 bashkë tek bashkia Tiranë kundër korrupsionit.