SPAK ka dalë në një njofim zyrtar në lidhje me marjen të pandehur për akuzën e korrupsionit Ariel Balanit, zyrtarit të Urbanistikës në Sarandë.
SPAK thotë se Zyrtari i Urbanistikës Sarandë, mori 12 mijë euro ryshfet për një leje shfrytëzimi plazhi.
Gjithashtu, SPAK thekson se Balani mori 6 mijë euro, që të ndikonte në marrjen e një lejeje për shfrytëzim plazhi në Ksamil.
Të pandehur për akuzën e korrupsionit janë marë dhe Julian Preni dhe Foti Doda.
Julian Preni, ish-Përgjegjës i IKMT Sarandë, i arrestuar me urdhër të SPAK për “korrupsion pasiv” lidhur me një ndërtim në Ksamil, rezulton se po gjykohet për një tjetër vepër penale në Sarandë.
Preni rezulton të jetë dërguar per gjykim nga Prokurori i Sarandës, Kledian Llaho për “shpërdorim detyre”.
Nga tërësia e akteve dhe e provave të administruara gjatë hetimit, ku përfshihen deklarimet e personave që kanë dijeni për ngjarjen, deklarimet e personave ndaj të cilëve zhvillohen hetime, sekuestrimet e CD-ve me materialet audio, sekuestrimet e telefonave të të pandehurve dhe transkriptimet e materialeve audio, dokumentacionit të administruar nga IKMT-ja etj, provohet tej dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova se:
Shtetasit Sofia Doda dhe Foti Doda, janë përballur me një situatë problematike për pajisjen me leje për shfrytëzimin e plazhit në Ksamil, ku vite më parë kishin ndërtuar një objekt.
I pandehuri Arjel Balani duke qënë punonjës në Zyrën e Urbanistikës Bashkinë Sarandë, ka ndërvepruar me të pandehurin Foti Doda, duke i kërkuar shumën monetare prej 12.000 (dymbëdhjetëmijë) Euro, për të ushtruar ndikim të paligjshëm tek Agjencia Kombëtare e Bregdetit, me qëllim nxjerrjen lejes së shfrytëzimit të plazhit.
Në muajin Korrik të vitit 2021, i pandehuri Arjel Balani, i’u ka marrë këtyre shtetasve shumën prej 6.000 (gjashtëmijë) Euro, duke biseduar që pjesën tjetër do t’ia jepnin kur të nxirrej leja, por më vonë marrëveshja nuk është arritur të realizohej dhe i pandehuri Arjel Balani i’a ka kthyer shumën monetare prej 6.000 euro.
Gjithashtu nga hetimi rezulton se shtetasit Foti Doda dhe Sofia Doda, kanë patur probleme edhe në lidhje me procedurën e ndjekur për prishjen e një objekti të ndërtuar në Ksamil, për të cilin kishin nisur procedurat e legalizimit.
Gjatë inspektimeve të kryera nga IKMT-ja, në vitin 2019, subjekti “Foti Doda”, është proceduar me masë administrative “prishje e objektit”.
Në muajin mars të vitit 2020, i pandehuri Julian Preni, me detyrë në atë kohë -përgjegjës i IKMT-së, dega Sarandë, i ka kërkuar shtetasit Foti Doda, shumën monetare prej 7.500 Euro, për të mos i prishur objektin që kishte ndërtuar në plazh Ksamil, dhe pasi kanë negociuar Foti i ka dhënë Julianit, shumën prej 3000 Euro.
Si rrjedhojë e këtij veprimi korruptiv Foti Doda nuk i është prishur objekti në vitin 2020, edhe pse ka pasur vendim prishje nga IKMT-ja që prej muajit Shtator të vitit 2019. Nga dokumentacion i administruar nga IKMT, rezulton se objekti i Foti Doda është prishur vetëm në datën 7 qershor 2021.