Aktori ikonik i “Portokallisë”, Ledio Lako në një rrëfim për “Ftesë në 5”, tregoi vështirësitë e fillimit të karrierës së tij.
Ledio tregoi se kush ishin personat e parë që kanë ndikuar që ai të futet në fushën e aktrimit.
“Pa prindërit nuk do isha bërë aktor, prindërit janë ata që kanë bërë më shumë presion. Kam pas një shok aktor, djali i Artan Sekos, ai më ndryshoi mendjen, më tha t’i në shkollë na bën për të qeshur, bëjë këtë punë”, tregon ai.
“Herën e parë nuk fitova të studioja për aktrim. Thonë që talentet konkurrojnë dy herë. Më ka parë Altin Basha në komendi. Kur është hapur portokallia më sollën një zarf, nuk pranova në fillim. Këtë rrugëtim në portokalli e kam nga Altini, e ka thënë dhe vetë që i vetmi person që ma ka nxirë që nuk pranonte ishte Ledio Lako”, thotë komediani.
Sipas aktorit, “tani është rruga më e thjeshtë për aktorët, atëherë ka qenë portokallia përbindësh.”