Shtretërit e kartonit “anti-seks” kanë mbërritur tashmë në Fshatin Olimpik të Parisit për Lojërat e 2024-s. Ky format, i cili synon të përmirësojë pushimin e atletëve, u përdor për herë të parë në Tokio 2020.
Jo vetëm struktura e shtratit është e veçantë, pasi ai është prej kartoni. Gjithashtu edhe jastëkët nga të cilët është bërë dysheku. Ai do të përbëhet nga tre pjesë, secila me një sipërfaqe të ndryshme, nga fortësi më e madhe në më të vogël.
Këto pjesë janë të këmbyeshme dhe të ripërdorshme. Për më tepër, për të ditur se cili është kombinimi perfekt për çdo atlet, olimpistët do të kenë një aplikacion të veçantë. Me të do të mund të dini, bazuar në peshën dhe gjatësinë tuaj, kombinimin perfekt të këtyre tre jastëkëve.