Ministria e Shëndetësisë ka nisur konsultimet mbi ligjin për shëndetin rirpodhues. Koalicioni pro familjes paraqiti vërejtjet duke sjellë në vëmendje rritjen e rrezikut për trafikun e qenieve njerëzore me përcaktimin e nënave surrogate.
Po ashtu tolerimi për aborted dhe sterilizimi shihen si nisma që sjellin dëmtimin e shoqërisë. Përfaësues të Koalicionit pro jetes dhe familjes iu drejtuan ministrisë së Shëndetësisë me kërkesën për të ndaluar ndryshimet në ligjin për shëndetin riprodhues.
‘’Global fertility network e pasqyron Shqipërinë si parajsën për surrogacinë, si parajsën e Europës e fshehur për surrogacionë. Tolerimi sa i përket abortit shihet po ashtu me shqetësim.
‘’Në moshën 12 javëshe dhe aborti ndodh në këtë fazë tani në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë kërkon që ta kalojë këtu ku cdo organ është i formuar dhe gjinia e fëmijës dallohet’’.
Me shqetësim shihet dhe lejimi i sterilizimit, ndaj shtojnë se nisma është kundër familjes dhe shoqërisë shqiptare.
‘’Synon të ekspozojë vajzat dhe gratë shqiptare përkundrejt trafikimit të qenieve njerëzore.Një projektligj i cili synon ta shndërrojë Shqipërinë në parajsën e Surrogacisë’’.
Edhe komunitetet fetare kanë kundërshtuar projektligjin e qeverisë, duke kërkuar tërheqejen e tij.