Kreu i SYRIZA-Aleancës Progresive Stefanos Kasselakis pritet të vizitojë nesër fshatrat e minoritetit grek, dhe të bisedojë me banore e aktore te minoritetit.
Kasselakis do të kalojë kufirin greko-shqiptar nga Kakavija në orën 09:30 dhe vizita e tij e parë do të jetë në Vularat dhe varrezat e grekëve të rënë gjatë luftës në vitet 1940-1941.
Më pas ai do të vizitojë shkollën dhe bashkinë e Dropullit ku do të bisedojë me përfaqësues të pushtetit vendor. Në Vanista ku do të ketë një takim me përfaqësues të partive minoritare të Omonias dhe MEGA-s, si dhe me biznesmenë grekë të minoritetit.
Kjo vizitë e kreut të opozitës greke zhvillohet në një kohë kur pritet të zhvillohen zgjedhjet europarlamentare, por edhe në një kohë kur marrëdhëniet Tiranë-Athinë janë tensionuar disi për shkak të çështjes Beleri.