Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate dhe replika mes socialistëve dhe demokratëve.
Ka qenë deputetja e PD e qarkut të Korçës, Sorina Koti e cila në fjalën e saj ka akuzuar deputeten socialiste të qarkut të Korçës, Olta Xhaçka dhe kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai se kanë privatizuar llixhat e Leskovikut duke cënuar pasurinë tokësore dhe se po ndërtojnë bujtina private me paratë e shqiptarëve.
Replika nga Xhaçka ka qenë e menjëherëshme ku sipas ministres, deputetja e PD po flet broçkulla dhe se po flet si një turiste dhe jo si deputete e zonës. Ministrja Olta Xhaçka e ftoi të shkonte si turiste në bujtinat e shumta private në Kolonjë pasi do e mirëpriste.
“Duhet një guxim shumë i madh të vish në Kuvend dhe të flasësh broçkulla, jo si të ishte deputete e qarkut të Korçës, por si me qenë turiste.
Për turistët kemi shumë respekt i trajtojmë shumë mirë në Kolonjë, por të dalësh këtu dhe të thuash se investimet qënkan në dëm të zonave, në dëm të qyetarëve është herezi. Të thuash se ka investitorë, që ka njerëz që duan të kontribojnë në ekonomi duke investuar dhe qënka mëkat, nuk e di si t’ia vë emrin.
Të ftoj të vish, do të mikëpresim në shumë bujtinat që po hapen në Kolonjë.“