Ishte padyshim përballja më spektakolare e javës së 31-të, të Kategorisë së Parë, në vendin tonë, me skuadrën e Bylisit, që mposhti me “poker”, 4 me 2, “Kuqezinjtë” e Flamurtarit, me “Ballshiotët”, që dhuruan spektakël, duke përmbysur gjithçka, pas avantazhit, 1 me 2, të siguruar, nga miqtë nga Vlora, në pjesën e parë të sfidës.
Megjithatë, në fraksionin e pjesës së dytë, vendasit kishin një “marsh” më shumë dhe përmbysën “Kuqezinjtë” duke shënuar tre herë e fiksuar rezultatin final në 4-2.
Pas kësaj jave, Bylis mbetet i dyti me 70 pikë teksa e ka siguruar rikthimin në elitë për sezonin e ardhshëm ndërsa nga ana tjetër, Flamurtari mban vendin e tretë me 55 pikë teksa edhe vlonjatët kanë siguruar pjesëmarrjen në “play-off” për të tentuar ngjitjen në Superiore.
Në ndeshjen tjetër, Elbasani fitoi në shtëpi ndaj Vorës me rezultatin 2-0, ku për “Verdheblutë” mjaftuan një gol i Lleshit, që në minutën e 2′-të të sfidës dhe një tjetër në fundin e ndeshjes, për të marrë tre pikët e radhës dhe për të ruajtur vendin e parë në klasifikim me 73 pikë teksa Vora mban vendin e katërt me 48 pikë, e sigurt për zonën “play-off”.