Ish-eurodeputetit gjerman i CDU-së, Elmar Brook ka mbërritur në Tiranë në një moment tepër të rëndësishëm politik dhe jetësor.
Politikani i rëndësishëm europian ka surprizuar mbështetësit e liderit të opozitës ku është shfaqur në ballkonin e shtëpisë së tij dhe ka mbajtur një fjalë para tyre.
Elmar Book ka vlerësuar arritjet politike të kreut të PD, Sali Berisha, për të cilin ka ndarë konsiderata të larta për të.
Ai tha se një vend që aderon për t’u bërë pjesë e BE-së nuk mund të mbajë të arrestuar liderin e opozitës të mos marrë pjesë në Parlament, si i zgjedhur i popullit, pa një vendim gjykate të formës së prerë.
Imuniteti nuk mund te merret pa një vednim gjykate, u shpreh Brook.