Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj deklaroi se Irena Gjoka nuk është në kushtet për të qenë gjyqtare.
Gjokutaj theksoi se pala mbrojtëse e Berishës do të kërkojë përjashtimin e saj, duke shtuar se procesi ndaj ish-kreut të qeverisë është politik.
Genc Gjokutaj: Kemi ardhur në dijeni përmes shtypit grek për vendimin e Gjykatës së Athinës që pohon ndalimin e gjyqtares që të hyjë në zonën Shengen për 10 vite. Kjo nuk është deklaruar në formularin e deklarimit. Ne kemi kërkuar që gjyqtarja Irena Gjoka të largohet nga kjo çështje.
Ne do të bëjmë kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Gjoka. Gazeta Prototema parashtron faktin që Gjoka ka qenë e dëbuar nga Greqia. Gjoka as ka mohuar dhe as ka pranuar akuzën. Gjykata greke pranon ndalimin e gjyqtares. Ne pretendojmë njëanshmëri nga gjyqtarja Irena Gjoka. Nuk ka arsye që të mbahet në këmbë ndonjë masë për Berishën.