Teksa ka përfunduar afati kohor për zgjedhjen e dy kandidaturave të reja në strukturën e posaçme SPAK, ende ky institucion nuk ka dalë me një vendimarje konkrete, për kualifikimin e tre kandidatëve të tjerë që janë Anita Jella, Ndini Tavani dhe Bledar Maksuti.
Kur kanë kaluar 6 muaj nga votimi me pikëzim i kandidaturave, komisioni i ngritur posaçërisht në SPAK me një gjyqtare, një prokuror, anëtarë të BKH-së dhe 1 përfaqësues të huaj, vijon të mos dalë në një konkluzjon përfundimtar.
Ndryshe nga si veproi me shpejtësi për kandidaturën e prokurorit Olsi Dado, të cilin e emëroi në organikën e SPAK brenda një afati dy javor, nuk ka ndodhur kështu për tre kandidaturat e tjera Bledar Maksuti, Ndini Tavani dhe Anita Jella.
Në 7 dhjetor të vitit 2023, Këshilli i Lartë i Prokurorisë kualifikoi si kandidat për tre vakanca në SPAK prokurorët Olsi Dado, Anita Jella dhe Ndini Tavani.
Tavani dhe Bledar Maksuti u renditën me 217 pikë secili, ndërsa proces-verbali i pikëzimit të kandidaturave pësoi një korigjim duke vendosur 118 pikë për prokurorin e Tiranës, Ndini Tavani.
Procesi publik u duartrokit nga të gjithë, pasi 4 vite nga krijimi i SPAK, ky institucion do të kishte numrin e plotë të prokurorëve. Madje drejtuesit e SPAK, Arben Kraja dhe së fundi Altin Dumani, herë pas here ka ngritur problemin e ngarkesës dhe mungesës së prokurorëve, duke sjellë një ngarkesë të tepruar me çështje penale.
Nën këtë trysni, Keshilli Larte i Prokurorisë, brenda një procedure rekord përzgjodhi fituesit. Por ajo që bën habi derij në këtë kohë, ku kanë kanë 6 muaj është fakti që vetë ky institucion po pengon efiçencën e tij.
Që nga dhjetori, SPAK në bazë të ligjit duhet të kryente brenda këtyre muajve “Vettingun” e tre kandidateve.
Nëse për kandidatin Olsi Dado ky proces u krye në kohë rekord, i cili u emërua prokuror në SPAK, për kandidatët e tjerë procesi ka ngecur, duke mos njoftuar për një datë fikse se kur do shpallet fituesi.
Nga burimet tona, institucionet e përfshira në procesin e “Vettingut”, ILDKPI dhe DSIK raportet për kandidatët kanë mëse tre muaj që kanë përfunduar. Ndërkohë, që vetë SPAK-u për arsye ende të paditura, nuk i ka dërguar ende në Këshillin e Lartë të Prokurorisë me qëllim emërimin e dy prokurorëve, duke çuar organikën në total 20 prokurorë.
Në këtë moment, ku gjithë besimi i gjithë opinionit publik është kthyer nga SPAK dhe priten rezultate nga dita në ditë, për goditjen e korrupsionit dhe krimit te organizuar, mosveprimi i SPAK për të marrë dhe dy prokurorë të tjerë ngre pikëpyetje.
Ose dy kandidatët nuk hyjnë në preferencat e tyre dhe i shkon përkrah hipotezës së hedhur së fundmi që SPAK është i kapur politikisht.
Ose mosveprimet për arrestimet që priten së fundmi ja ngarkojnë ngarkesën në punë dhe mungesës së prokuroreve, ose dy kandidatët e përzgjedhur kanë rezultate negative në aspektin pasuror apo të figurës.