Hyrja e një gjarpri në ambjentet e pasme të një shkolle private dhe më pas pickimi i nxënëses 10 vjeçe, solli nisjen e një hetimi nga policia e Tiranës, ku pas verifikimeve të kryera, rezultoi se sot është gjendur fajtori.
Ngjarja ka ndodhur në një nga shkollat më të shtrejta të Tiranës, “Ëorld Academy of Tirana”, ku ndjekin studimet fëmijët e biznesmenëve dhe politikanëve Shqiptarë.
Pikërisht në këtë shkollë në Lundër ndjek studimet dhe djali i kryeministrit të vendit, Zaho Rama.
Hetimet e kryera nga policia kanë dalë në konkluzjonin se shkak i kësaj sistuate të pakëndshme në ambjentet e shkollës private, është bërë mosdisifektimi i ambjenteve nga një kompani private, e cila edhe pse kishte lidhur kontratë me shkollës private, nuk e kishtë kryer shërbimin.
Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, lidhur me rastin e pickimit të një nxënëse nga një gjarpër, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 40 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një firme që merret me dezinfektimin e ambienteve.
“…ky shtetas, sipas kontratës së nënshkruar me një shkollë private në Lundër, dyshohet se nuk ka marrë masa për dezinfektimin e shkollës, dhe si pasojë një nxënëse, është pickuar nga një gjarpër…”-thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme, ku nxënësja 10 vjeçare u pickua nga gjarpri duke u çuar më pas me urgjencë në spital.