Alma Arrazi, e cila u hodh nga lumi Buna bashkë me tre fëmijët e saj, duke gjetur vdekjen është përcjellë për në banesë e fundit. Sipas kërkesës së babait, ajo është varrosur në Durrës këtë mesditë në varrezat e reja të qytetit, ndërsa në ceremoni kanë vetëm disa familjarë.
Asnjë prej familjarëve nuk foli. Gruaja u varros pranë nenës se saj qe ka humbur jetën pak kohe me pare. Kujtojmë që Alma Arrazi u varros në Durrës, ndërsa tre fëmijët e saj në Shkodër.
Prokurori i çështjes ka dhënë pëlqimin që Erdys Arrazi të jetë i pranishëm, por si policia ashtu edhe Drejtoria e Burgjeve nuk e kanë marrë përsipër që ta shoqërojnë me forca efektivësh që të jetë i pranishëm në varrim.
Familjarët e Erdgys Arrazit edhe këtë radhë kanë këmbëngulur që 31 vjeçari të jetë i pranishëm në varrim për dy fëmijët e tij, por një gjë e tillë s’është aprovuar.
Erdgys Arrazi nuk mori pjesë as në varrimin e vajzës 9 vjeçare më 5 Maj, trupi i së cilës ishte i pari që u gjet rastësisht nga një peshkatar, duke zbuluar edhe tragjedinë e ndodhur.