Presidenti i Partizanit, Gaz Demi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve pas pas hedhjes së shortit të “Final Four”, ku të kuqtë sfidojnë Skënderbeun.
“Partizani është ndërtuar për kampion. Me Skënderbeun është ekip i fortë. Do jenë dy finale të bukura, si e para, si e dyta.
Nuk kisha aspak preferencë. Do ksiha dëshirë vendi i parë dhe i dytë të ndeshen bashkë, gjithashtu vendi i 3-të dhe i katërt bashkë.
Këtë vit si Partizan na eci, po të mbaronte kampionati do ishim në vend të dytë, do ndodhte si me Tiranën vjet. Për ne është një favor më shumë drejt objektivit.
Tirana mungon, është ekip me tradita. Skënderbeu është ekipi që ka ecur më shumë në Europë, na duhet të ndjekim shembullin e tyre” – tha ai.