Ministrja Elisa Spiropali i është përgjigjur kreu të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili më herët hodhi akuza në lidhje me emisionin e transmetuar në “Rai3” për Shqipërinë.
Spriopali më ironi tha se opozita pretendon se Edi Rama ka dhënë “thesarët e shtetit”që të paguajë Rai3 për mos të transmetuar pjesën e dytë të reportazhit, ku flitej për Shqipërië.
“E bleu dhe RAI-n ky diktatori Tiranës që ka blerë 9 fitore, mund t’i ketë çuar RAI-t 70 mln euro nga ato që i kanë tepruar pasi ka blerë Melonin, u dha thesarin e shtetit për të marrë heshtjen.
Pasi shpikën, sajuan, prenë dhe qepën, cfarë mendojnë dhe dëgjojnë se shpik makthi i tyre më i madh, dëgjuan në italisht një pjesë të përçarjeve të tyre dhe tani kërkojnë hesap se çfarë kanë thënë në këtë përçartje. Me atë teknologjinë e djegies së Shqipërisë për hir dhe llogari të pleshtave që hidhen nga paralelja në paralele dhe bërtasin nga penxherja në penxhere. Nuk ka rëndësi përbaltja e vendit, por shpresa nga ajo pak baltë e Tiranës të tregtohet nga shejtan budallenjtë e paketuar edhe në italisht. Goxha hesap të dëshpëruarish.
Edhe RAI qenka shitur tek Edi Rama, meqë episodi i mbrëmshëm nuk paska vazhduar të sjellë në Tiranë produktin e KUZM mbi fytyrën e Shqipërisë për tu derdhur në shtëpitë italiane,. Kjo na qenka forca e radhës e fuqisë së Edi Ramës censuruese. Drejtuesi nuk ka paralajmëruar asgjë tjetër përveçse do vazhdojë të merret emigrantë, por pa hedhur asnjë gram baltë për Shqipërinë dhe Shqiptarët. Kaq ka mjaftuar që ai të shpallet i shitur.
Operacioni gënjeshtrash shpifjes duke mashtruar autorët e atij programi që ranë pre e manipulimit të xhahilëve të vendit tonë. Nuk do kalem të shkruhet se kësaj radhe historia kokë përmbyset. Nëse zakonisht është babai që gënjen të birin të tokave që nuk ka, është i biri që me sy e vesh tregon pse babait i kanë humbur arat dhe i kanë thyer trofetë. I shprehim solidaritetin tonë drejtuesit për këtë sulm të turpshëm”, tha Spiropali ndër të tjera.