Djegia e 6 rrënjve ullinj në fshatin Golem të Lushnjës, është kthyer në një përplasje verbale deri në fizike, mes dy komshinjve, banorë të këtij fshati.
Konflikti i lindur mes Bujar Lulja dhe Migeldian Marku, për pak sa nuk është përshkallëzuar me përplasje trupore, pasi dyshohej se djegia e 6 rrënjve ullinj dyshohej se është kryer në mënyrë të qëllimshme.
Kjo ka sjellë një situatë të pakëndshme ku i dëmtuari Marku ka goditur me grusht në fytyrë, komshiun e tij Bujar Lulja.
Rasti i rregjistruar në vitin 2023, ka shkuar deri në dyert e komisariatit të Lushnjës dhe prokurorisë së Fierit, por në 24 shkur 2024, prokuroria e këtij qyteti ka vendosur të mbyllë hetimet për akuzën e “Shkatërimit të pronës nga pakujdesia”, vepër penale për të cilën ishte ankuar Migeldian Marku kundër Bujar Lulja.
Vendimi për pushimin e akuzës është marë nga prokuroria e Fierit, Elida Hoxhaj. Kjo e fundit përgjatë 6 muaj hetime ka konstatuar se dëmi i shkaktuar nuk mund të kualifikojë veprën panale, pasi pasojat janë të ulta.
Sipas vendimit të pushimit nga kqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se zjarri ka përfshirë tokën në pronësi të shtetasit Migeldian Marku.
Sipas procesverbalit për kqyrjen e vendit të ngjarjes rezulton se kqyrja ka filluar ne pronen e shtetasit Bujar Lulja, ku në oborrin e baneses vihen re mbetje në formën e vatrës së zjarrit nga e cila përhapet sipërfaqja e djegur me drejtim lindor dhe jugor.
Gardhi kufizues është me rrjetë teli, ku ka të mbjella pemë. Më tej zjarri është përhapur në pronën e shtetasit Migeldian Marku. Kjo pronë është e mbjellë me ullinj të moshës 6-vjecare.
Nga kqyrja vihet re, se është djegur bimësia e egër, si dhe janë përzhitur 11 pemë ulliri, në degët e pjesëve të poshtme, ndërsa 3 prej tyre janë të djegur edhe në trung.
Nga ana e oficerit të policisë gjyqësore është vendosur kryerja e ekspertimit teknik të zjarrit dhe sipas aktit të ekspertimit nr. 44, datë 19 shtator 2023 rezulton, se shkaku i zjarrit është pakujdesi qytetare dhe vatra fillestare ka qenë në tokën e Bujar Lulja.
Sipas aktit të ekspertimit të vlerësimit të dëmit, rezulton se dëmi i shkaktuar nga djegia e ullinjve të Migeldjan Marku shkon në vlerën 19.500 lekë.
I pyetur në lidhje me sa sipër, Migeldian Marku ka deklaruar se në oborrin para dhe pas shtëpisë ka rreth 70 pemë ulliri të moshës 6-vjecare. Më 9 shtator 2023, rreth orës 16:30 ai është kthyer në banesë dhe ka vënë re se 15 pemë ulliri ishin djegur nga zjarri.
Pasi ka parë pemët e ullirit, që ishin djegur ka dyshuar se zjarri kishte ardhur nga banesa e shtetasit Bujar Lulja dhe ka dalë në rrugë, ku ka parë se po afrohej Bujar Lulja me kryetarin e fshatit, shtetasin Medi Sulovari.
Migeldiari i është drejtuar Bujarit, duke e pyetur pse ke ndezur zjarr dhe ke djegur ullinjtë e mi. Bujari i është përgjigjur, se zjarri ka ardhur nga ura jote dhe në këtë kohë Migeldiani e ka goditur Bujarin me një grusht në fytyrë.
Aty kanë shkuar vëllai dhe nëna e Migeldianit, si dhe vajza dhe bashkëshortja e Bujarit. Vajza e Bujarit, e quajtur Jona i ka thënë se nuk di gjë babi për zjarrin, pasi zjarrin e kam ndezur unë dhe dëmin do ta paguaj unë.
Migeldiani ka deklaruar se dëmi i shkaktuar nga zjarri është në shumën 2 milion lekë të vjetra dhe vajza e Bujarit i ka thënë se ishte dakrot dhe të hënën do t’i jepte lekët
Bujar Lulja ka deklaruar, se në 9 shtator 2023, rreth orës 15:30 ka qenë ne banesë dhe e ka zgjuar vajza, Merjona e cila i ka thënë se kishte rënë zjarr, kur ajo po digite disa mbeturina në oborr.
Vajza i ka treguar se zjarri i ka dalë nga kontrolli dhe kishte djegur disa shkurre dhe ferra dhe më tej kishte djegur edhe rreth 6 rrënjë ullinj të shtetasit Mikeljan Marku. Ullinjtë ishin përcëlluar nga zjarri dhe nuk ishin djegur plotësisht.
Ullinjtë janë me moshë 6-7 vjeçare. Ai bashkë me vajzën kanë fikur zjarrin, me disa degë peme dhe me një zorrë me ujë, që e mori nga shtëpia e tij. Pasi ka fikur zjarrin, ka shkuar dhe ka lajmëruar kryeplakun e fshatit, shtetasin Mehdi Sulovari, i cili e ka shtëpinë afër shtëpisë së tyre.
Bujar Lulja ka deklaruar se i ka treguar kryeplakut se çfarë kishte ndodhur. Më pas aty ka ardhur edhe komshiu i tyre, shtetasi Mikeljan Marku, i cili ka pretenduar se e kishte vënë Bujari zjarrin, Ky i fundit është përpjekur ta sqarojë se zjarri e kishte vënë pa dashje vajza e tij dhe për këtë aryse, kanë marrë përsipër edhe shlyerjen e dëmit.
Migeldiani kërkoi dy miljon lekë të vjetra dhe tha që nuk ka polici. Ata pranuan që do t’i jepnin dy miljon lekë ditën e hënë, duke e ndier veten fajtor.
Aty Mikeljani është nxehur dhe dyshonte se zjarrin e kishin vënë me dashje dhe e ka goditur Bujarin me grusht një herë në fytyrë, në faqen e djathtë dhe një herë në pjesën e djathtë të barkut. Ndërkohë ka ndërhyrë dhe i ka ndarë kryeplaku i fshatit, duke mbajtur Mikeljanin, ndërsa Bujari nuk e ka goditur.
Më pas ka ardhur policia, që i ka shoqëruar të dy në komisariat. Shtetasja Merjona Lulja ka deklaruar, se më datë 09 shtator 2023, rreth orës 15:30 kur është kthyer nga puna, ka pastruar disa mbeturina në banesën e saj, dhe i ka mbledhur në oborrin e banesës.
Duke mos patur se ku t’i hidhte mbeturina, u ka vënë flakën. Zjarri i ka dalë nga kontrolli, pasi ishte temperaturë e lartë dhe frynte erë dhe si pasojë e përhapjes së zjarrit janë djegur disa shkurre dhe ferra përgjatë një kanali, si dhe janë përcëlluar nga flaka rreth 6(gjashtë) rrënjë ullinj, që i përkasin shtetasit Mikeljan Marku, fqinj me shtëpinë e tyre.
Merjona Lulja ka deklaruar se ka zgjuar nga gjumi babanë, Bujarin, pasi zjarri doli nga kontrolli dhe të dy së bashku kanë fikur zjarrin me disa degë peme. Bujari shkoi dhe thirri tek shtëpia kryeplakun Mehdi Sulovari, pasi ai e ka shtëpinë atër.
Pasi është fikur zjarri, aty ka ardhur shtetasi Migeldian Marku, i cili nuk ishte në banesë në kohen kur u përhap zjarri. Ajo dhe Bujari i kanë treguar Mikeldjanit, se si kishte rënë zjarri dhe që kishte shkaktuar ajo zjarrin rin nga pakujdesia. Po ashtu, ajo dhe babai i saj Bujari, kanë marrë përsipër edhe ta dëmshpërblenin për dëmin e shkaktuar. Ai kërkoi dy miljonë lekë të vjetra dhe tha që “…nuk ka polici…”.