Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimin dhe lehtësoi akuzën për Marsela Pushanin, arsimtaren e dyshuar për vrasjen me thikë të motrës së saj, Amanda Pushani. Në mbyllje të hetimit prokuroria vlerësoi se Pushani nuk duhet të akuzohet për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjarë”, por për “vrasje në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme”. Referuar Kodit Penal, nëse me akuzën e parë rrezikonte dënim nga 20 vjet deri në burgim të përjetshëm, me akuzën e re 41-vjeçarja rrezikon deri në 7 vjet burg. Krimi brenda familjes ndodhi 2 shtatorin e vitit 2023 në banesën e familjes Pushani në zonën mes “Rrugës së Kavajës” e “Myslym Shyrit” në kryeqytet ku banonin dy motrat dhe nëna e tyre. Fillimisht humbja e jetës së Amanda Pushanit u deklarua si vdekje natyrale nga familjarët, por pas shoqërimit në polici, Marsela Pushani, pranoi se motra e saj ishte qëlluar me thikë. Në deklarimet e dhëna gjatë hetimit, 41 vjeçarja e akuzuar rrëfeu se motra e saj e ndjerë ishte e varur nga alkooli. Ditën e ngjarjes, Marsela Pushani i ka derdhur në lavaman një shishe alkooli së motrës, ç’ka ka ndezur një konfrontim fizik mes tyre. Sipas deklarimeve të të pandehurës, pasi janë shtyrë me duar, motra e saj e ka kërcënuar me një thikë buke, që në përpjekjen për t’ia hequr nga duart, i ka shkaktuar një plagë në bark. Sipas prokurorisë, vdekja e Amanda Pushanit ka ardhur pas një konflikti të çastit mes motrave dhe se Marsela Pushani ka vepruar në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme pas një konflikti ku edhe ajo ka pasur dëmtime.
Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimin dhe lehtësoi akuzën për Marsela Pushanin, arsimtaren e dyshuar për vrasjen me thikë të motrës...
Read more