Pak ditë më parë, kreu i KLP-së Alfred Balla u përjashtua për 15 vite nga çdo detyrë në sistemin e drejtësisë. Ky vendim u firmos nga anëtarët Sokol Çomo, Rezarta Gaba, dhe Ina Rama, ish-prokurorja e përgjithshme dhe ish-gjyqtare e Apelit të Krimeve të Rënda. Asnjëri prej këtyre nuk i është nënshtruar vetingut.
Sipas kartelës së pronësisë së biznesit, bashkëshorti i zonjës Rama, shtetasi Agron Nuredini, është ortak me ish-drejtorin e kufirit në Durrës, Boge Budini.
Ky i fundit njihet si njeri i besuar i Saimir Tahirit, tashmë i dënuar.
Sipas kësaj kartele, burri i anëtares së KPA-së është ortak biznesi në Durrës me ish-zyrtarin e policisë Budini, i shkarkuar në 2017 nga policia pasi u arrestuan 18 vartës së tij, punonjës të portit të Durrësit, efektivë policie dhe doganierë pasi kishin lejuar të kalonte për në Itali një kamion i mbushur me hashash.
Pas këtij operacioni, ku u arrestuan të gjithë vartësit e Budinës, ky i fundit i shpëtoi prangave vetëm me një shkarkim.
Boge Budini ka mbajtur detyrën e drejtorit të kufirit në Durrës nga 2013 deri në 2017 dhe është akuzuar edhe nga PD-ja si i besuari i Tahirit në port.
Pra, bashkëshorti i Ina Ramës, Nuredini, është ortak me Budinin, i akuzuar dikur si njeriu garant i trafikantëve të drogës në portin e Durrësit.
Ja pse Ina Rama nuk i nënshtrohet vetingut!