Adem Metkola, një biznesmen ndërtimi është proceduar nga prokuroria e Tiranës për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale” e për pasojë me kërkesë të prokurorisë gjykata e Tiranës vendosi të sekuestrojë 5 sipërfaqe tokësore, 7 automjete dhe disa llogari bankare.
Metkola, rezulton pronat i një kompanie ndërtimi “Metkola”, e themeluar në shtator 2023. Ndërkohë administratore e këtij subjekti është ish-bashkëshortja e tij, Arjana Xhika.
Adem Metkola, ish-kandidat i Partisë Republikane për anëtar Këshilli Bashkiak në Kamëz. Sipas prokurorisë nga informacioni i marrë dhe verifikimet e kryera, ka rezultuar se në llogaritë e Adem Metkola dhe Arjana Xhika, në bankat e nivelit të dytë për periudhat 2007-2008, 2015-2016 dhe 2020-2023, kanë mbërritur disa transferta në vlera të konsiderueshme.
Dërgesat janë bërë nga shteti anglez dhe dërgues kanë qenë shtetas të huaj, ku midis tyre dhe përfituesve nuk provohet asnjë lidhje. Transfertat bankare në llogaritë e tyre janë bërë pa përshkrim veprimi.
Lidhur me këto transferta, Adem Metkola, ka deklaruar se shumat e depozituara në llogarinë e tij kanë qenë kapar për blerjen e një pasurie të paluajtshme në Durrës, e cila do të përdorej për të ndërtuar një resort turistik ku të dy do ta kishin në bashkëpronësi.
Nga hetimet e deritanishme, prokuroria vlerëson se duhet vendosur sekuestro preventivepasi ekzistojnë indicie dhe prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se Metkola, në bashkëpunim me ish-bashkëshorten e tij, Arjana Xhika, kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Në këtë skemë dyshohet se është e përfshirë edhe shtetasja britanike Carolyn Patricia Perry, e cila ka kryer transferta për shtetasin nën hetim si dhe gjithashtu ka blerë pasuri në bashkëpronësi me ta me vlera të konsiderueshme.
Redaksia mëson se në 28 dhjetor 2022 Adem Metkola, së bashku me shtetasen angleze Carolyn Patricia Perry, kanë marë një lejë për ndërtimine një objekti “Hotel”, me vendndodhje në rrugën: “Currila”, Bashkia Durrës.
Në transfertën e kryer për blerjen e pasurisë truall, Adem Metkola ka deklaruar se të ardhurat kanë qenë kursime familjare të përftuara si pasojë e emigrimit, ndërkohë që rezulton që ky person është kthyer deportiv në vitin 2007 dhe këto para nuk i ka qarkulluar më parë në sistemin bankar, pavarësisht se ka rreth 20 vite që është kthyer nga Anglia.
Për këtë arsye, prokuroria ka vendosur masën së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” mbi pasuritë e paluajtshme:
- Pasuria e llojit “Arë” me sip. totale 363 m2 në Kamëz;
- Pasuria e llojit “Arë” me sip. totale 237 m2në Kamëz;
- Pasuria e llojit “Arë” me sip. totale 649 m2;
- Pasuria e llojit “Truall” me sip. Totale 1,000 m2;
- Pasuria e llojit “Truall” me sip. Totale 1,000 m2.
Njëherësh është vendosur dhe vendosja e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” ndaj llogarive bankare të Adem Metkola si dhe ndaj llogarive bankare të Arjana Xhika.
Gjithashtu është vendosur masa e sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” ndaj pasurive të luajtshme (automjete) në pronësi të Metkola të mjeteve: “Smart Micro Compact”; “Hummer H2”; “Suzuki Sëift”, “Mazda 2500”; “BMË X6 Xdrive” 35D; “Mercedes Benz ML”, si dhe ndaj pasurisë së luajtshme automjet “Range Rover Evoque”.