Një nga temat më të përfolura kohët e fundit ka qenë ajo e ndarjes së Bes Kallakut nga Xhensila.Madje Besi publikoi një këngë të fundit “Mosmirënjohja” ku i dedikohej Xhensilës. Kjo këngë bëri bujë, madje u bë mjaft virale për fjalët që Besi i drejton Xhensilës.
Së fundmi po përflitet se aktori ka gjetur një të dashur të re! Bëhet fjalë për ish-konkurrenten e “Për’puthen” ”, Çiljeta Kormuzi. Ajo u bë mjaft e njohur me historinë prekëse që tregoi në program në lidhje me jetën e saj private.
Atë kohë Çiljeta tregoi se ishte një nënë e një vajze beqare, ku ka pasur shumë probleme me bashkëshortin dhe të dashurën e tij që e përndiqte dhe nuk e linte rehat. Çiljeta gjithashtu tregoi se vajza e tyre jetonte me vjehrrin dhe vjehrrën në Itali, dhe ajo kishte ardhur në Shqipëri për të gjetur dashurinë në “Për’puthen”.
Gjithashtu ish-konkurrentja mori pjesë në koncertin e Besit që u mbajt në të njëjtin qytet, dhe nuk nguroi ta postonte këtë dhe në rrjetet sociale.