Familjarët e Erdgys Arrazit shprehen të shokuar për ndërmarrja e aktit ekstrem nga Alma Arrazi e cila u hodh në lumin Buna bashkë me 3 fëmijët. Ata tregojnë se mes çiftit të bashkëshortëve ka pasur probleme, e për shkak të gjendjes së rënduar emocionale dhe psikologjike, Alma kurohej me ilaçe.
“Jemi të lënduar dhe shokuar, nuk ja falim nuses vendimin fatal qe ka ndërmarrë duke i marrë jetën vetes dhe tre fëmijëve. Erdgysi i kishte pikë të dobët fëmijët, ai nuk i ka keqtrajtuar asnjëherë. Punonte gjithë ditën në dyqan celularësh për t’i dërguar në shkolla private. Çifti kohët e fundit kanë pasur debate dhe Alma merrte ilaçe në ambulatorin e lagjes për gjendje te rënduar emocionale por këtë vendim as nuk mund ta imagjinonim”- tha një prej familjarëve.