Miri Bruli, një emër i njohur i botës së krimit në Shkodër dhe pak i dëgjuar në media, është arrestuar gjatë një aksioni të organizuar nga prokuroria e posaçme SPAK në Tiranë.
Redaksia mëson se lidhja e Miri Brulit me biznesmenin Pëllumb Gjoka është përtej shoqërisë, pasi Bruli rezulton të jetë djali i dajës së Pëllumb Gjokës.
Ende vijon të jetë e paqartë aktiviteti kriminal që Bruli ka kryer dhe për të cilin është arrëstuar nga SPAK. Kjo pasi aksioni vijon të jetë ende në aktivitet e sipër.
Bruli rezulton të jetë pronari i një resorti turistik në plazhin e Velipojës, i quajtur “Ara e Vjetër”. Resorti është i rregjistruar në emër të bashkëshortes së tij dhe ndodhet shumë pranë pronave që zotërohen nga Pëllumb Gjoka.
Një tjetër pasuri e çmuar e Miri Brulit në këtë zonë është dhe një plazh ranor me shezllona, ku së fundi ishte IKMT-ja që i vendosi ruspën e fadromave.
Nga policia kriminale e Shkodrës, Miri Bruli, është skeduar si një lidhje e ngushtë familjare e biznesmenit Pëllumb Gjoka.
Ndërsa aktiviteti kriminal i tij dyshohet se shtrihet në “Trafikun e lëndëve narkotike” dhe kultivimit të marjuanës në zonën e Dukagjinit dhe Velipojës.
Emrat e tyre kanë dalë në dosjen “Metamorfoza”, ku kjo çështje tashmë është ndarë në 4 procedime të ndryshme, ku janë rregjistruar vepra penale si “Kultivim dhe tregtim të drogës”, “Sigurim i kushteve për të kryer vrasje”, “korrupsion i zyrtarëve shtetërorë” e të tjera.
Aksioni i SPAK vijon të jetë ende aktiv, pasi shumë prej personave të proceduar janë larguar nga Gjermania duke gjetur strehim në Dubai. Ndërsa disa persona të tjerë u është komunikuar gjëndja e arrestit në dhumat e burgut ku ndodhen.
Disa nga emrat e personave që janëlëshuar urdhër-arreste:
1- Leonard Duka
2- Erlis Duka
3- Astrit Avdylaj
4- Altin Avdylaj
5- Valter Bami
6- Durim Bami
7- Endrit Dokle
8- Plarent Dervishaj
9- Arben Ndoka, ish-deputeti i PS-së
10- Xhevi Ndoka në burg
11- Fatmir Hyseni alias “Doçja”
11- Albert Zaja, i dënuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit
12- Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS-së, Eduard Ndreca
13- Elvis Ndreca, djali i xhaxhait të deputetit të PS-së, Eduard Ndreca.