Pas zbërthimit të aplikacionit Sky ECC, GJKKO ka firmosur 43 urdhër arreste për personazhe të botës së krimit. Prej orëve të para të mëngjesit, me urdhër të SPAK janë zhvilluar disa aksione.
Prokuroria e Posaçme nuk ka dalë ende me një deklaratë zyrtare, por burime bëjnë me dije se janë zbardhur 6 ngjarje kriminale deri në vitin 2021.
Prej orës 03:00 të mëngjesit të 17 majit, më urdhër të SPAK, Policia, RENEA, FNSH dhe Operacionalja po ushtrojnë kontrolle në disa qytete të vendit Tiranë, Vlorë, Lezhë, Fushë-Krujë, Nikël, Kurbin.
Urdhër arrestet janë lëshuar nga prokurori i SPAK, Alfred Shehu pas zbërthimit të aplikacioni Sky ECC, ndërsa pjesë e hetimeve është edhe vetë kreu i SPAK, Altin Dumani.
Mësohet se është kontrolluar edhe banesa e Albert Zajës në Larushk, i dënuar me 19 vite burg nga Apeli i GJKKO për vrasjen e Shkëlzen Kastratit. Në Shijak janë lëshuar urdhër arreste për vëllezërit Avdylaj, edhe për dy vëllezërit Durim dhe Valter Bami.
Gjithashtu me kërkesë të SPAK, GJKKO ka lëshuar urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, Leonard dhe Erlis Duka. Janë ushtruar kontrolle edhe në banesat e tyre.
Është shpallur në kërkim edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka. Ky i fundit është shpallur në kërkim pas operacionit të SPAK në disa qytete, pas zbërthimit të aplikacionit Sky ECC.
Në kuadër të operacionit të SPAK është lëshuar urdhër arrest edhe për Armando dhe Elvis Ndrecën. Të dy janë vënë në pranga. Armando Ndreca është vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca, ndërsa Elvisi është djali i xhaxhait të ligjvënësit socialist.
Gjithashtu ditën e sotme është lëshuar masë siguire edhe për Xhevi Ndokën, vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka. Edhe ky i fundit është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të SPAK të zhvilluar ditën e sotme. Xhevi Ndokës i komunikohet masa e sigurisë në qeli, duke qenë se ndodhet në burg pasi është dënuar nga Apeli i GJKKO si pjesë e grupit që tjetërsoi 234 mijë metra katrorë tokë në zonën e Ranës së Hedhun. Apeli i GJKKO ka dënuar Xhevi Ndokën në total me 10 (dhjetë) vjet burgim, ndërsa po për këtë çështje është dënuar me 5 vite e 4 muaj burg edhe e motra Mimoza Ndoka.
Deri më tani në Vlorë janë kryer kontrolle në tre banesa nga agjentët e SPAK e drejtoria e vendore e policisë. Operacioni ka nisur në orën 04:00 të mëngjesit dhe vijon.
Deri tani janë kryer kontrolle ‘Bashkim’ “Lef Sallata” ‘Pavarësia3’. Në banesa nuk janë gjetur personat e kërkuar.
Kërkohet Fatmir Hyseni i ashtquajtur ‘Doqja’ i dyshuar se ka marrë pjesë në disa vrasje.
Në Shkodër është arrestuar Mir Bruli, i cili ka lidhje miqësore me biznesmenin e arrestuar në kuadër të operacionit Metamorfoza, Pëllumb Gjoka.
43 Urdhër arreste
1- Leonard Duka
2- Erlis Duka
3- Astrit Avdylaj
4- Altin Avdylaj
5- Valter Bami
6- Durim Bami
7- Endrit Dokle
8- Plarent Dervishaj
9- Arben Ndoka, ish-deputeti i PS
10- Xhevi Ndoka në burg, vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka
11- Fatmir Hyseni alias Doçja
12- Albert Zaja, i dënuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit
13- Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca
14- Elvis Ndreca, djali i xhaxhait të deputetit të PS, Eduard Ndreca
15- Miri Bruli, djali i dajes se Pellumb Gjokes