Një nxënëse 10-vjeçe është pickuar nga gjarpri në Tiranë.
Ngjarja është rregjistruar në orën 12:35 në zonën e Farkës, ku e mitura kishte dalë me shokët e klasës pas ambjenteve të Shkollës private dhe aty gjarpri ka kafshuar 10 vjeçaren.
E mitura aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa efektivë të postës policore në Farkë kanë kryer veprimet proceduriale, duke marë në pyetje mësuesen e të miturës dhe disa nxënës.