Vdekja e dy shtetaseve Ukrainase në Tiranë, shënon përsëritjen e rasteve tragjike ku vajza të huaja kanë hubur jetën në rrethana të mistershme në Shqipëri.
Ashtu si shtetësja Keniane, Joy Ayoko, e cila punonte në një kazino në Tiranë dhe në muajin Gusht 2022 u gjend pa ndjenja poshtë dritares së saj, edhe Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova, ishin punonjëse seksi pranë një kazinoje në qëndër të Tiranës.
“Ora Neës” ka mësuar se Kozachenko dhe Lopukhova para 4 muaj kishin mbëritur në Shqipëri nga Mali i Zi, ku punon si eskorta seksi në kazinotë e Budvës dhe Kotorit.
Ato janë vendosur në Tiranë duke u bërë pjesë e tavolinave të klientëve të një kazinoje në Tiranë. Hetimet për këtë rast vdekje kanë 48 orë që kanë nisur, ku policia dhe prokuroria e Tiranës, vijojnë të jenë të paqarta në shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së dy shtetaseve Ukrainase.
Dyshimet e para flasin për pirjen e një mbidoze ilaçesh depresive, të cilët mendohet se i kanë shkaktuar vdekjen.
Ekspertiza paraprake ka dalë në konkluzionin se shkaku i vdekjes ishte mbidozë e ilaçeve me përmbajtje narkotike. Ndërkohë dy viktimat vuanin nga sëmundje të zemrës dhe epilepsisë.
Ndërsa aktualisht, policia ka sekuestruar aparatet e telefonit për të mësuar rreth kontakteve dhe bisedave të fundit që kanë pasur dy viktimat.
Jo më larg se dy vite më parë thuajse e njëjta ngjarje me punonjëset seksi të kazinove është përsëritur në Tiranë, ku shtetësja keniane Joy Ayoko, u gjendt në gjëndje kome, pasi ishte hedhur nga dritarja e apartamentit të saj, ku qëndronte me qëra.
Ayoko qëndroi disa muaj në gjëndje kome në ambjentet e spitalit Ushtarak dhe më pas u transportua në Kenia. Pikërisht në spitalet e këtij shteti, Joy Ayoko, humbi jetën.
Rasti vijon të jetë ende në trajtim hetimor në prokurorinë e Tiranës, ndërsa asnjë person nuk është arrestuar për këtë ngjarje.