Florjan Gjergji, një nga personat e kërkuar prej policisë Shqiptare si ideatori i një seri mashtrimesh, duke përdorur emrin e zyrtarëve të lartë të shtetit, është marë i pandehur dhe çështja kundër tij, i ka kaluar për shqyrtim gjyqësor Gjykatës së Tiranës.
Redaksia ka mësuar se ndaj Gjergjit është ngritur akuza e Mashtrimit me pasoja të rënda kryer në mënyrë të përsëritur në formën e bashkëpunimit me persona të tjerë.
Kjo është dosja e parë që shkon në gjykatë ndaj Gjergjit, i cili ka përdorur emrin e kryeministrit Edi Rama, për të mashtruar një biznesmen.
Ndërkohë së fundi prokuroria e Elbasanit ka regjistruar një çështje penale, pasi Florian Gjergji në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë tentuar të mashtrojnë një biznesmen, duke u prezantuar si ministri i Brendshëm, Taulant Balla.
Në deklarimin dhe kallëzimin e tij, shtetasi Flamur Rrushi kallëzon se:
“Është paraqitur në polici pasi do të bëjë kallëzim, pasi në datë 01.05.2024, në aplikacionin Viber, e ka kontaktuar një person me emrin “Taulant Balla, i cili fillimisht i ka dërguar mesazh dhe më pas e ka telefonuar 2 herë nëpërmjet Viber, por nuk i është përgjigjur pasi nuk dinte ta përdorte Viber.
Më pas kontakti me emrin “Taulant Balla”, i ka dërguar mesazh duke i thonë “Jam në një drekë”, “M’a mbaron një porosi”, “do kaloj një miku andej jepja 100 mije euro dhe rregullohemi”.
Flamuri i ka kthyer mesazh duke i thënë “Ok”, “Të flasi me mua”.
Kontakti “Taulant Balla”, i ka kthyer duke i thënë: “Ok, po telefonon pas pak”.
Kjo bisedë është zhvilluar rreth orës 14:00 me anë të mesazheve. Më pas Flamuri ka komunikuar me telefon me një shtetas, i cili posedonte numrin e telefonit 0683649192 dhe i ka thënë se po e priste në Librazhd, ndërsa ai ia ka kthyer duke i thënë se vonohej se kishte punë në Elbasan, ku më pas ka komunikua më me këtë shtetas pasi fiku telefonin.
Rreth orës 17:00 po i njëjti kontakt me emrin “Taulant Balla, i ka dërguar përsëri mesazh duke i thënë: “U lidhe me të”, Flamuri iu përgjigj duke i thënë: “Po, po e pres! Po vi unë në Tiranë”.
Dhe ndërkohë ai iu përgjigj duke i thënë: “Faleminderit, nga e diela të bëjë telefon, hamë ndonjë drekë”.
Rreth orës 18:00 Flamuri i ka dërguar përsëri mesazh personit dike i thënë se: “Ka 3 orë që e pret dhe ka fikur telefonin”, dhe në këtë moment ai i ka thënë: “E ka dërguar diku tjetër dhe po munde m’i sill nesër në Tiranë”.
Flamuri përgjigjet duke i thënë: “Po!”.