Kryetari i Komisionit hetimor parlamentar për TIMS, Ervin Salianji, është “përplasur” me anëtaren e PS, Blerina Gjylameti, duke mos ia kursyer ironitë njëri-tjetrit.
Gjylameti i kërkoi që gjatë fjalës së saj, ai të fikte mikrofonin e tij, pasi sipas saj, nuk regjistrohej fjala.
Salianji më pas i është drejtuar duke i thënë se bëjnë si ekspertë IT se “janë mësuar të fusin duart në buxhetin e shtetit”.
Gjylameti -Duhet ta fikni ju mikrofonin se nuk regjistrohet fjala ime
Salianji -Ju vërtetë mund të bëni si ekspertë IT se keni futur duart, por jo te këto
Gjylameti -Unë nuk e di ku i fusni duart ju, por unë nuk i fus duart në tims
Salianji -Mirë bëni, në buxhet i fusni
Gjylameti -Fikeni mikrofonin se nuk zbardhet fjala kur janë dy mikrofona ndezur.