Ish-mjeshtri i propagandës së Koresë së Veriut, Kim Ki Nam, ka vdekur në moshën 94-vjeçare. Ai vdiq për shkak të moshës dhe “mosfunksionimit të shumë organeve” për të cilat merrte trajtim që nga viti 2022.
94-vjeçari kishte kaluar dekada duke udhëhequr përpjekjet propagandistike në shtetin totalitar, duke përfshirë ndërtimin e një kulti personaliteti rreth dinastisë në pushtet Kim, shkruan BBC.
Në funeralin e tij i pranishëm ishte edhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un i cili bëri homazhe “revolucionarit veteran që i kishte mbetur pa kufi besnik”.
Ai u emërua zëvendësdrejtor i Departamentit të Propagandës dhe Agjitacionit të Phenianit në vitin 1966, ku punoi ngushtë me Kim Jong Il, paraardhësin dhe babain e udhëheqësit aktual Kim Jong Un.
Ndërsa më vonë Kim Ki Nam u ngrit në krye të departamentit, duke luajtur një rol vendimtar në formësimin e mesazheve të vendit, pasi ai i shërbeu asaj që tani është bërë dinastia familjare më jetëgjatë në botë.
Departamenti i propagandës që mbikëqyrte Kim Ki Nam pengoi komunikimin dhe rrjedhat e informacionit me vendet e tjera.
Kim Ki Nam është një nga disa zyrtarë të Koresë së Veriut që ka vizituar Jugun, duke udhëhequr një delegacion për të marrë pjesë në funeralin e ish-presidentit të Koresë së Jugut Kim Dae-jung në 2009.
“Asnjë forcë në tokë nuk mund të kontrollojë përparimin revolucionar të partisë, ushtrisë dhe popullit tonë nën udhëheqjen e mençur të Kim Jong Un,” raporton agjencia e lajmeve koreane (KCNA) pas vdekjes së Kim Jong Il.
“Nën udhëheqjen e Kim Jong Un, ne duhet ta kthejmë pikëllimin tonë në forcë dhe guxim dhe të kapërcejmë vështirësitë aktuale”,shtojnë ata..
Ai kishte dalë në pension në fund të viteve 2010, duke ia kaluar rolin e tij motrës së Kim Jong Un, por megjithatë vazhdoi të shfaqej në ngjarje publike, një shenjë se ai mbeti në marrëdhënie të mira me regjimin.