Çfarë i ka munguar Paris Saint-Germain-it në përballjen e dyfishtë me Dortmundin?
Kylian Mbappé i është përgjigjur me shumë keqardhje kësaj pyetjeje, në përfundim të takimit të “Parc Des Princes”, duke marrë përgjegjësitë e tij për eliminimin.
“Duhet të kishim shënuar. Ne i kishim mundësitë, por kur nuk je efektiv është e vështirë të kalosh më tej.
Jo çdo gjë duhet hedhur tutje. Kjo skuadër ka dhënë shumë, është përpjekur të bëjë krenarë të gjithë tifozët, por nuk mjaftoi.
Tani duhet të vazhdojmë të punojmë, sepse kemi ende një finale (Coupe de France, 25 maj kundër OL) dhe është një objektiv i rëndësishëm.
Nuk e di, nuk ka nevojë të denigrojmë kundërshtarin, secili do të bëjë analizat e veta, por e vërteta është që na sulmuan një apo dy herë dhe shënuan, ne shpesh hynim në zonën e tyre dhe nuk ia dolëm.
Ky është një fakt i pamëshirshëm, nuk më pëlqen shumë të flas për fatin e keq, nëse je i mirë nuk e godet shtyllën. Nuk ishim mjaftueshëm të mirë.
E konsideroni veten përgjegjës?
Unë u përpoqa të ndihmoja ekipin tim aq sa munda. Nuk ishte e mjaftueshme. Kur flasim për efikasitet, po flasim për mua: jam ai që duhet të shënojë gola dhe të jetë vendimtar.
Nëse gjërat shkojnë mirë, në marr gjithë elozhet, kur nuk funksionon, marr kritikat, kjo është jeta.
Nëse bëjmë një bilanc, duke marrë parasysh projektin e ri me të rinjtë, mendoj se nuk shkoi aq keq. Te Paris Saint-Germain ne gjithmonë duam të fitojmë.
Jemi të trishtuar, e përsëris, tani duhet të fitojmë “Coupe de France”, atëherë ne do të bëjmë analizën, sot nuk do të kishte asnjë kuptim.