Më ne brendësi të konflikteve që Alma kishte me te shoqin ishte e motra, Genta. Ajo tregon se Alma kohët e fundit po vuante shumë nga i shoqi.
Ai e ofendonte dhe i thoshte të ndaheshin dhe fëmijët ti mbante ai. “Ajo pa fëmijët nuk kishte më jetë“,tregon Genta.
Një herë kur motra iku nga shtëpia ai i morri rrobat e saj i mblodhi në oborr dhe i dogji. Në sallon kishin një fotografi familjare të cilën ai e mori dhe e shkeli me këmbë në oborr duke i prishur fytyrën motrës.,tha ajo.
Sipas saj, e motra kishte gjetur fakte në telefon se i shoqi kishte marrëdhënie me një vajze 18-vjeçare me të cilën shëtiste hapur në qytet madje shpesh e takonte dhe me të birin 3 vjeç për te cilat ajo kishte foto.
“Motra i kishte thënë se jetonte në shtëpi me shpresën se dashuria për vajzën e re do t’i zbehej dhe do kthehej në familje por kjo nuk ndodhi.
Çdo ditë po bëhej edhe më keq dhe kohët e fundit ai nuk po kujdesej më për familjen pasi të ardhurat nga biznesi i shpenzonte me vajzën e re me te cilën ishte lidhur.
Ditën e ngjarjes tregon Genta e cila ka treguar faktet e dhunës në polici, motra ka pirë kafe me kunatën (nusen e vëllait të burrit) dhe kur kanë dalë nga lokali ka parë të shoqin në një makinë me te dashurën.
Aty i ka thënë asaj të kthehet në shtëpi sepse ajo do të shkojë në Tiranë tek i vëllai dhe ka kryer aktin ekstrem.”