Vijimi i operacionit “Flakë në det”, ka zbuluar një tjetër rast të trafikut të hashashit nga Shqipëria në drejtim të Italisë.
Mësohet se vetëm në një rast grupi i drejtuar nga Gëzim Çelaj dhe Vlonjati, Arben Dalipaj i njohur ndryshe me nofkën “Kapelja”, kanë arritur të organizojnë trafikimin e 1500 kg hashash.
Gazetari Elton Qyno, ka siguruar fotot e dy prej tre personave të arrestuar gjatë mbrëjes së djeshme nga prokuroria e posaçme SPAK.
Bëhet fjalë për fierakun, Selami Lushkaj dhe Ksenofon Bodo. Ndërsa në prangat e policisë ka rënë dhe bashkëpuntori i tyre, Ksenofon Bodo.
Selami Lushkaj
Rasti është dokumentuar nga prokuroria e posaçme, pasi prokurori Vladimir Mara në bashkëpunim dhe me skuadrat e përbashkëta të policisë italiane, kanë dokumentuar një seri episodesh ku fillimisht në pranga ranë dy shtetas që shërbenin si korrierë drogë dhe më pas operacioni vijoi duke çuar në pranga Gëzim Çelaj dhe deri tek shefin e komisariatit të Laçit, Dritan Metaj.
Ksenofon Bodo
Organizatorët e këtij trafiku janë Gëzim Çelaj i cili u arrestua në Kosovë dhe më pas u esktradua në Shqipëri dhe vlonjati Arben Dalipaj, njeriu që konsiderohet si i pakapshëm në det, për shkak të aftësive të mira të drejtimit të gomoneve.
Dalipaj, figuron në dosje me pseudonimin “Kapelja” dhe kishte komunikime me ish-efektivin Arlind Ismailukaj, tashmë të arrestuar.
Arben Dalipaj njihet si një ndër skafistët më të aftë në vend.
Guardia di Finanzia dhe policia e shtetit në operacionin e parë “Flakë në det” arrestoi në flagrancë 6 trafikantët mes tyre dhe dy ukrainas, por u shpëtoi “kapelja” i cili mund të ketë ikur me not ose me ndonjë nga gomonet, që mund të ketë pasur edhe drogën e ngarkuar.