Raportet ndërkombëtare tregojnë se korrupsioni është shtrirë në të gjitha nivelet e qeverisjes.
Ministritë me buxhetet më të mëdha janë edhe në krye të institucioneve që kanë më shumë raste korrupsioni.
I tillë është niveli i lartë i korrupsionit edhe në Ministrinë e Arsimit e konkretisht në drejtoritë që japin firmat përfundimtare të lëvrimit të fondeve pas kryerjes së tenderave.
Biznesmenë të ndryshëm kanë denoncuar Drejtoreshën e Buxhetit në Ministrinë e Arsimit, Mirela Bimo si një zyrtare e korruptuar që kërkon gjithmonë pjesën përpara se të shpërndajë fondet.
Burimet bëjnë të ditur se kjo drejtoreshë tashmë ka vendosur “taksë” 5 për qind për çdo biznesmen që merr tendera në ministrinë Arsimit.
Po kush është Mirela Bimo?
Në vitin 2017, Ministria e Arsimit u përfshi nga një skandal korrupsioni kur sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie, Plarent Ndreca u akuzua për vjedhjen e miliona lekëve me tenderat.
Vetëm në muajin maj 2017 Ndreca ka zhvilluar 2 tendera për blerje pajisje hardere, 1 milion euro, si dhe tenderi për laboratorët 750 milionë lekë.
Por Ndreca nuk ishte i vetëm në këtë aferë korrupsioni.
Siç denoncuan në atë kohë edhe ish-zyrtarë të tjerë të ministrisë së Arsimit, pjesë e grupit që bënte batërdinë me tendera ishte edhe Mirela Bimo.
Plarent Ndreca më pas u largua nga ministria dhe së fundmi u bë edhe deputet.
Me taksën 5% që ka vendosur Mirela Bimo ndaj çdo biznesmeni, edhe ajo është në rrugë të mbarë që vitin e ardhshëm të pretendojë një mandat deputeti si ish shefi i saj.