Një ngjarje e padëgjuar më parë është shënuar në Tiranë, ku një i ri prezantohej si efektiv policie dhe u merrte para punonjësve të seksit.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë ka arrestuar një person, i cili hiqej si efektiv policie. Personi i cili prezantohej si polic linte takim me vajza që janë punonjëse seksi nëpërmjet rrjeteve sociale.
I riu pasi kryente marrëdhënie seksuale, i thoshte vajzave se ishte polic dhe me qëllim që mos i arrestonte ato i jepnin para.