Deputetja e Lulzim Bashës, Oriela Nebijaj, është shfaqur në një nga daljet e saj në prime-n e “Big Brother VIP” me një orë që kap shifra marramendëse.
Nebijaj mban një orë “Rolex Datejust” që kushton 19,250 dollarë.
Këtë fakt e ka evidentuar gazetari Bledi Mane, i cili ka nxjerrë foto të orës, e cila ka një rrip çeliku dhe floriri.
Mane thotë se deputetja e Bashës deri dje ka qenë e varfër, ndërsa tashmë del para shqiptarëve me një orë rreth 20 mijë dollarë.
Ai hedh dyshime nëse Nebijaj ka dhënë detaje për sigurimin e kësaj ore dhe për deklarimin e saj në formularin e deklarimit të pasurisë.