Mbrëmjen e djeshme nuk u shfaq pjesa tjetër e dokumentarit të televizionit “RAI 3” për Shqipërinë.
Dokumentari ishte paralajmëruar se do të shfaqej nga vetë drejtuesit e televizionit italian dhe drejtori i “Report” në “RAI 3”, Sigfrido Ranucci.
Mospublikimi i dokumentarit nxiti reagime të shumta në rrjet, ndërsa ditën e sotme Ranucci ka dhënë një sqarim për qytetarët.
“Do ta transmetojmë. Po presim që të arrijmë një akord për intervistën e Ramës”, ka shkruar drejtori i “Report” në një koment në rrjetet sociale.