Majlinda Dehima, edukatorja e kopshtit privat “Stinët” është marë e pandehur nga prokuroria e Tiranës, dhe çështja penale kundër saj i ka kaluar për shqyrtim gjyqësor gjykatës së kryeqytetit.
Vendimi për mbylljen e hetimeve dhe kalimin e dosjes në gjyq është marë në fillim të muajit Prill 2024, ku tashmë pritet që edukatorja Dehima të përballet në gjykatë për akuzën e “Keqtrajtim të të miturit”, duke i sjellë pasoja të rënda në shëndet.
Kjo vepër penale parashikon një dënim nga 10 deri në 20 vite burgim.
Ndërkohë edukatorja Majlinda Dehima, vijon të qëndrojë në paraburgimin “Ali Demi” në Tiranë.
Dehima u arrestua nga policia e Tiranës pasi familjarët e një vajze 3 vjeçe, e denoncuan rastin në polici dhe media, duke pretenduan se edukatorja i kishte thyer këmbën vajzës së tyre vetëm për faktin se ajo po këndonte gjatë orarit të gjumit.
Rasti në fjalë solli dhe një reagim zinxhir nga të gjitha institucionet, duke bërë që edukatorja Majlinda Dehima të arrestohet dhe pas kësaj edhe kupshti “Stinët” ku ajo ushtronte detyrën të mbyllet, pasi funksiononte pa licensë.