Kryeministria Italiane Giorgia Meloni ka reaguar lidhur me emisionin “Report” të Rai3 në të cilën u kritikua marrëveshja për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë.
‘U lincua Rama sepse ndihmoi Italinë”- tha Meloni.
Deklarata e kryeministres italiane u bë në Pescara gjatë konventës në të cilën shpalli kandidaturën e saj në zgjedhjet europiane të 8 dhe 9 qershorit.