Një sasi lënde plasëse është vënë në portën e banesë së gjyqtarit të Gjykatës së Shkalles se Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, Tonin Sterkaj, informoi paraditen e sotme policia e Shkodrës.
Ngjarja është shënuar rreth orës 03:13, të 28 prillit 2024, në lagjen “Tom Kola” të këtij qyteti. Shpërthimi fatmirësisht nuk ka shkaktuar të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale ndërsa një grup hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe autorin.
Policia e Shkodrës është e bindur tashmë se vënia e sasisë së lëndës plasëse në shtëpinë e gjyqtarit Tonin Sterkaj është e qëllimshme. Kamerat e sigurisë kanë filmuar autorin të veshur me rroba të errëta dhe me maskë i cili pasi lë lëndën plasëse largohet në këmbë përmes rrugicave.
Është marrë në pyetje dhe gjyqtari Sterkaj por dëshmia e tij nuk ka ndihmuar hetuesit pasi ka thënë se nuk kishte dijeni se kush mund të ishte autori.