E shtuna është dita e fundit me vranësira pasi të dielën do të rriten vlerat termike. Sinoptikanët parashikojnë që termometri do të shënojë 28 gradë.
“Fundjava do të sjellë rritje të temperaturave të ajrit. Vlera e temperaturave do të jetë 24-25 gradë celcius. Jo vetëm fundjava, por edhe fillimjava do të sjellë rritje temperaturash, të cilat do të shkojnë deri në 28 gradë”, tha meteorologu Akil Osmani.
Ndërsa muaji maj do të jetë disa gradë mbi vlerat normale, ndonëse disa ditë do të shoqërohen me vranësira apo reshje shiu.
Ajo që pritet këtë fundjavë janë disa re afrikane që do të sjellin rritje të ndjeshme të vlerave termike, por jo retë e pluhurit siç ndodhi disa javë më parë.