Prokuroria e Posaçme ka kërkuar pushim të hetimeve për Arsen Preçin dhe Arben Spahiun, të dy janë njohje e afërt e Erjon Alibejt, të cilën u arrestuan në shkurt të 2023 në Elbasan pasi policia kishte dyshime se do të kryenin një vrasje me pagesë.
Arrestimi u krye pasi dyshohej se do të vrisnin Elton Kilën, njohur si Oti i Elbasanit.
Gjatë kontrollit të zonës policia gjeti edhe dokumente të falsifikuara greke me foto të Arben Spahiut .Po ashtu një prove u konsiderua dhe një bisht cigareje të gjetur brenda makinës BMW që prokuroria e Elbasanit tha se i përket Arsen Preçit. Për hetime të mëtejshme çështja i kaloi SPAK.
Kjo prokurori pasi është njohur me aktet hetimore vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për Arsen Preçin dhe Arben Spahiun duke i lënë në detyrim paraqitje.
Por duket se provat nuk kanë mjaftuar për ti vënë akuzë dhe në të tilla kushte ka kërkuar pushim të këtyre hetimeve. Për këtë kërkesë të SPAK pritet të vendosë GJKKO.
Vetë të arrestuarit kanë pretenduar se ndaj tyre është bërë një kurth dhe nuk kanë lidhje me ngjarjen.